Shkëlqen Tahirsylaj, shënon në Bundesligën gjermane 

Futboll

Shkëlqen Tahirsylaj, shënon në Bundesligën gjermane 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:24
Arbes Tahirsylaj

Djaloshi i talentuar i Kosovës, Arbes Tahirsylaj, bëri paraqitje shumë të mirë në fanellën e skuadrës Hamburger SV U-17 dhe fal tij e mposhtën me rezultat 2:1 Hertha BSC nga Berlini, në kuadër të javës së shtatë në Bundesliga për U-17.

Image

Mysafirët avancuan me golin e Kenman Haxhiavdiq në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, ndryshuan gjërat dhe Hamburger SV përmbysi rivalin.

Në minutën e 48-të, Dimitri Moor barazon shifrat 1:1. Gëzimi e madh te ekipi e solli qendërsulmuesi Tahirsylaj, ashtu si di ai shënon në minutën e 77-të dhe për fitoren e madhe me rezultat 2:1.

Tahirsylaj, një emër që po vjen në futbollin botëror! Hamburger është në vend të tretë me 16 pikë, ka dy më pak se Leipzig dhe një se Werder Bremeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat