Trepça ’89 merr pikë në Gjilan, Dukagjini 450 minuta pa shënuar 

Futboll

Trepça ’89 merr pikë në Gjilan, Dukagjini 450 minuta pa shënuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:00
Trepça ’89 merr pikë në Gjilan, Dukagjini 450 minuta pa shënuar 

Trepça ’89 nga Mitrovica merr pikë në duel me Dritën midis Gjilanit, duke  barazuar me rezultat 1:1.  Mitrovicasit me kryetrajnerin e ri Shpëtim Idrizi u kthyen me një pikë të madhe, ndërsa Drita pati shumë raste të parealizuara.

Në minutën e 29-të, Trepça ’89 kaloi në epërsi falë golit të Arb Manaj i cili shënoi me kokë pas një gabimi të portierit Tofiloski dhe 0:1.  NË fund të ballafaqimit Gilberto Fortunato barazon shifrat 1:1.

Kampioni në fuqi,  Feronikeli nga Drenasi, kthehet me tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje të fundosurit Dukagjinit nga Klina, me rezultat 2:0. Dukagjini vazhdon vuajtjen, pesë ndeshje pa fitore, aq më keq që sulmuesit e saj nuk kanë shënuar gola apo për 450 minuta, ndërsa goldallimin e kanë negativ 0:9.

‘Nikli’ ngadhënjeu me golat e Kastriot Rexhës në minutën e 54-të dhe Mevlan Zekës në atë të 90-tën. Feronikeli është në vend të dytë me 12 pikë, ka një më shumë se Drita në pozitën e tretë, Trepça ’89 është në vend të shtatë me 6 dhe Dukagjini i fundit me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat