Napoli nuk e bën hesap Leccen! Roma i shkakton humbjen e parë Bologna-s

Futboll

Napoli nuk e bën hesap Leccen! Roma i shkakton humbjen e parë Bologna-s

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:07
Napoli nuk e bën hesap Leccen! Roma i shkakton humbjen e parë Bologna-s

Skuadra e Napolit pa mund të madh importoi tri pikë dhe është në hap për kreun e tabelës. Lecce që u rikthye pas një kohe në Serie A nuk i bëri ballë napolitanëve, duke pësuar humbje me rezultat 1:4, në kuadër të javës së 4-të.  

Goli më i bukur u shënua në minutën e 52-të, kur Luiz realizon nga rreth 18 metra për 0:3. Golat për Napolin i shënuan: Llorente (28' e 82’), Insigne (40'-nga penalltia) e Ruiz (52') dhe për Leccen Mancosu (61'). Napoli është në vend të tretë me 9 pikë, ka tri me pak se lideri Interi dhe Lecce është në pozitën e 18-të me 3 sosh.

Roma kthehet me tri pikë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Bologna-s.

Kolarov shënon në minutën e 3-të dhe Dzeko në atë të 90+4 për fitoren e romakëve, kurse për vendasit Sansone nga penalltia (54'). Roma është në vend të katërt me 8 pikë, ndërsa Bologna një pozitë me poshtë me 7 sosh por që pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve e një barazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat