Nuhiu me deklaratën e tij “ndez” derbin

Futboll

Nuhiu me deklaratën e tij “ndez” derbin

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:01
Nuhiu me deklaratën e tij “ndez” derbin

Trepça 89 ishte shumë afër t’i rrëmbej pikët e plota në udhëtim tek Drita, por ishte Fortunato i cili në minutën e 93-të, barazoi rezultatin 1-1, derisa për mysafirët më parë kishte shënuar Arb Manaj.

Pas ndeshjes ky ishte komenti i Ardian Nuhiut, trajnerit të Dritës.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, jemi munduar t’i përgatisim lojtarët mjaft mirë”, tha fillimisht Nuhiu për SuperSport.

“Na janë vështirësuar punët te goli me gabimin e portierit tonë, kjo është normale por ne duhet ta qetësojmë atë”.

“Në pjesë e parë patëm një rast të artë me Fortunaton por nuk shënuam, ndërsa edhe në të dytën kishim disa raste të tjera”.

Derbi javën e ardhshme ndaj Gjilanit? “Kemi kohë 1 javë për atë takim, derbi duhet të fitohet dhe jo vetëm të luhet, do të mundohemi ta fitojmë atë takim për tifozët tanë, që shpresojmë t’i bëjmë të lumtur në atë takim”, përfundoi Nuhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat