Shkëlqejnë skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut! Kasami dy gola në Zvicër 

Futboll

Shkëlqejnë skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut! Kasami dy gola në Zvicër 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:44
Shkëlqejnë skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut ! Kasami dy gola në Zvicër 

Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, vargon fitoren e tretë rresht dhe me hapa të shpejt ngjitet drejt kreut të tabelës në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Shkëndija para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 skuadrën shqiptare Struga Trim & Lum. Lojë e mirë e tetovarëve dhe ngadhënjyen me golat e  Radeskit në minutën e 8-të dhe Besart Ibraimit në atë të 59-tën. Renova nga Xhepçishti i Tetovës importoi tri pikë që nuk maten as me ari në udhëtim, duke e mundur me 1:0 Makedonija GP. Hero i fitores është Ilirid Ademi në minutën e 50-të.  

Qatip Osmani, kryetrajner i ri i Shkupit, debutoi me barazim. Shkupi si mysafir luajti 0:0 me Akademinë Pandev, kjo e fundit e humb pozitën e liderit, duke ia lëshuar Vardarit të Shkupit.  Skuadrat shqiptare kësisoj renditen në kampionatin maqedon: Shkëndija është në pozitën e katërt me 10 pikë, sa ka edhe Renova një vend më poshtë, Shkupi është i gjashti me 9 dhe Struga e shtata me 8 sosh. Në Ligën e Zvicrës, është zhvilluar derbi mes kampionit Young Boys dhe Baselit, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Nsame (59') shënon për Young Boysin dhe Widmer (5') për Baselin. Taulant Xhaka dhe Kemal Ademi luajtëm standardë për Baselin.

Ademi u zëvendësua në minutën e 63-të.  Zurich fiton me rezultat 2:0 ndaj Thunit. Golat i realizuan: Sohm (41') e Tosin (52’). Mirlind Kryeziu luajti i plotë për Zurich-un.  Lugano dhe Luzern ndahen baras (1:1). Carlinhos (4') shënon për Luganon dhe Margiotta (28') për Luzernin.

Idriz Voca u paraqit i plotë dhe Shkëlqim Demhasaj deri në minutën e 68-të për Luzernin.  Pajtim Kasami shkëlqeu me dy gola për Sionin në fitoren me rezultat 3:1 në konak të Xamaxit.  Haile-Selassie (40') shënon për Xamaxin dhe Uldrikis (37') e Pajtim Kasami (56' e 70'). Ermir Lenjani asistoi në golin e parë të Kasamit.  Samir Ramizi luajti standard dhe Liridon Mulaj nga minuta e 70-të për Xamaxin dhe Pajtim Kasami i plotë, Bastien Toma deri në minutën e 90-ta dhe Ermir Lenjani 85 minuta u paraqitën për Sionin. 

Liga e Zvicrës
Lugano-Luzern    1:1
Young Boys-Basel    1:1
Zurich-Thun    2:0
St. Gallen-Servette    3:1
Xamax-Sion    1:3

Tabela
1. Basel    7    5    1    1    16
2. Sion    7    5    1    1    16
3. Young Boys    7    4    3    0    15
4. St. Gallen    7    3    1    3    10
5. Servette    7    2    3    2    9
6. Zurich    7    2    2    3    8
7. Luzern    7    1    3    3    6
8. Lugano    7    1    2    4    5
9. Thun    7    1    2    4    5
10. Xamax    7    0    4    3    4

Liga e Maqedonisë së Veriut
Boreci-Rabotniçki    1:1
Makedonija Gp-Renova    0:1
A. Pandev-Shkupi    0:0
Shkëndija-Struga    2:0
Vardari-Sileksi    3:0

Tabela 
1. Vardari    7    5    1    1    16
2. Akademija Pandev    7    4    3    0    15
3. Makedonija GP    7    3    2    2 11
4. Shkëndija    7    3    1    3    10
5. Renova    7    3    1    3    10
6. Shkupi    7    2    3    2    9
7. Struga Trim & Lum    7    2    2    3    8
8. Rabotniçki    7    2    1    4    7
9. Sileksi    7    2    0    5    6 
10. Boreci    7    1    2    4    5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat