Në Superligën e Kolumbisë një ndeshje u dëmtua nga skena të shëmtuara, derisa një tifoz hodhi një thikë drejt një lojtari të Millonarios.
Thika u gjuajt në fushë pasi lojtarët e Millonarios festuan golin e tyre të dytë në kohën shtesë kur mysafirët morën një fitore të ngushtë 2-1.
Për fat të mirë, tifozi që hodhi thikën huqi shënjestrën dhe askush nuk u lëndua.
Golat e Juan David Perez Benitez dhe Hansel Orlando Zapata Zape, e realizuan fitoren për Millonarios.
Burime pohuan se arma e ftohtë ra afër David Macalister Silva natën e shtunë.