Jurgen Klopp beson se lojtarët e tij po shfrytëzojnë atë se çfarë po mësojnë në stërvitje dhe kjo u dëshmua sot në goditjet e lira.
Liverpool sot fitoi ndaj Chelsea me rezultatin 1-2, për të rrëmbyer edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionat.
“Kishte disa pritje të mira nga të dy portierët. Ne punuam në goditjet e lira. Të gjitha gjërat që bëjmë në stërvitje unë dua t’i shoh në fushë. Luftimi ishte i madh nga të gjithë”, tha fillimisht Klopp.
“Sadio Mane mori një goditje të keqe. Ai është në rregull, por ne duhet ta bënim atë zëvendësim. Ju kurrë nuk do të fitoni në Chelsea pa bërë një ndryshim të duhur dhe ne e bëmë atë sot”, përfundoi ai.
Liverpool mbetet në vendin e parë me 18 pikë – kurse Chelsea në vendin e 11’të me 8 pikë.