Solskjaer injoron presidentin: “Nuk e dëgjoj aspak... Pogba nuk shkon asgjëkund!”

Futboll

Solskjaer injoron presidentin: “Nuk e dëgjoj aspak... Pogba nuk shkon asgjëkund!”

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:35
Solskjaer dhe Pogba

Tjetër disfatë në Premier League për Manchester United, që u ndal në transfertë nga West Ham. Në konferencën për mediat, trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer foli ndër të tjera edhe në lidhje me kampionin e botës në fuqi, Paul Pogba, vazhdimisht në objektivin e Real Madrid.

“Pogba ndihet shumë mirë me ne, do të qëndrojë dhe është i lumtur. Unë nuk dëgjoj aspak ato që thotë Florentino Perez. Pogba po punon fuqishëm dhe po angazhohet për t’i mundësuar klubit që të bëjë maksimumin”.

“Nuk jam i shqetësuar dhe nuk do të shqetësohem as sikur ky argument të rikthehet sërish në janar apo në verë. Ai nuk shkon asgjëkundi”, deklaroi trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer duke i dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat