Reali merr një fitore të vuajtur ndaj Sevilla

Futboll

Reali merr një fitore të vuajtur ndaj Sevilla

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në kampionat pasi ka mposhtur Sevilla-n 1-0 në Ramon Sanchez Pizjuan.

Los Blancos kanë vuajtur jashtë mase, sidomos në pjesën e parë, por falë eksperiencës dhe cilësisë kanë marrë një fitore të madhe.

Pas pushimit ndeshja u balancua dhe Reali filloi të luante më mirë. Në minutën e 64’ erdhi goli i avantazhit me Karim Benzema.

Sulmuesi francez ka shënuar me kokë pas krosit të Carvajal nga e djathta.

Reali arriti të ruante avantazhin deri në fund të takimit teksa Sevilla dukej e lodhur dhe e pafuqishme për të reaguar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat