Icardi thumbon Inter-in dhe ish-shokët e skuadrës, zbulon arsyen pse zgjodhi PSG-në

Futboll

Icardi thumbon Inter-in dhe ish-shokët e skuadrës, zbulon arsyen pse zgjodhi PSG-në

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 23:18
Mauro Icardi

Ish-sulmuesi dhe kapiteni i Inter-it, Mauro Icardi, aktualisht i huazuar te Paris Saint-Germain, ka dhënë një intervistë për Canal+, në t ë cilën ka zbuluar arsyet e transferimit te klubi francez në ditët e fundit të merkatos.

"Arrita në vitin tim të shtatë tek Inter-i. Ëndërroja të luaja Champions-in me zikaltrit dhe e realizova. Por nuk kemi marrë rezultate, madje nuk kemi fituar asgjë. Unë kam qëndruar, kam shënuar shumë gola, por kishte ardhur momenti të shkoja te një skuadër ku mund të fitoja tituj", ka thënë argjentinasi.

"Kishte ardhur momenti për të fituar dhe ajo që doja i shte të luaja te një skuadër të mbushur me kampionë si PSG. Messi kundër meje? Janë vetëm fjalë, por unë kam qëndruar dhe kam luajtur me të, e kam njohur në Barcelonë".

"I lë njerëzit që të flasin për jetën time personale me Wanda-n, historinë e Messi-t, janë gjëra që nuk mund të shmangen. Lionel është lojtari më i mirë në botë. Unë kam patur mundësinë ta takoj dhe e vlerësoj shumë.  Nuk i besoj këtyre historive".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat