E bujshme nga Spanja, zbulohet ideja 150 milionëshe e Juventus-it

Futboll

E bujshme nga Spanja, zbulohet ideja 150 milionëshe e Juventus-it

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 00:09
Juventus

Juventus mendon për Jadon Sancho.

19-vjeçari, i cili luan me Borussia Dortmund, konsiderohet bashkë me Joao Felix dhe pak të tjerë një nga yjet e së ardhmes së futbollit ndërkombëtar

Anglezi ka treguar që nga sezoni i kaluar se është një nga më të mirët në botë. Pasi është rritur te Manchester City, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 29 asiste në 62 ndeshjet e luajtura me verdhezinjtë.

Sipas Don Balon, Juventus është gati të ofrojë shifrën rekord 150 miolionë euro për të djegur konkurrencën e Barcelona-s dhe Real Madrid-it, dy klubet e tjerë që interesohen për anglezin.

Vetë lojtari ka deklaruar kohët e fundit se nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat