E fishkëllyen tifozët e Arsenalit, ja çka thotë trajneri për Xhakën

Futboll

E fishkëllyen tifozët e Arsenalit, ja çka thotë trajneri për Xhakën

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 08:05
Granit Xhaka

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery i ka dal në mbrojtje Granit Xhakës pasi u fishkëllye nga tifozët e tij gjatë fitores 3-2 ndaj Aston Villas në Premierligë.

‘Topçinjtë’, që luajtën me një lojtar më pak tërë pjesën e dytë për shkak të përjashtimit të Ainsley Maitland-Niles, dukej të shkonte drejt një dështimi tjetër më shtëpi – por në fund triumfuan 3-2.

Forma e luhatshme e Xhakës, si dhe loja jo e mirë e treguar dje ka bërë që tifozët vendas të fillojnë fishkëllimat kundër kapitenit të tyre gjatë zëvendësimit të tij.

“Ne kemi nevojë për tifozët tanë dhe kemi nevojë që ata të ndihmojnë secilin lojtar”, tha ai në një konferencë për media.

“Është përgjegjësia jonë të transmetojmë angazhimin tonë dhe Xhaka po e bën këtë”.

“Ai luajti shumë mirë të enjten [kundër Eintracht Frankfurt në Europa League] dhe javën e kaluar në Watford ai bëri mirë. Dje, unë e zëvendësova atë sepse ai luajti për 90 minuta të enjten dhe unë doja të sillja lojtarë të rinj”.

“Por Xhaka është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka një angazhim të madh këtu, ai po përmirësohet. Unë nuk po kërkoj nga njerëzit që ta mbështesin, por ju siguroj se ai do të arrijë gjërat e tij më të mira nëse tifozët e ndihmojnë atë”, potencoi Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat