Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovë

Futboll

Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:24
Superliga e Kosovës

Sot zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Ferizaj, Prishtina dhe Suhareka do të jenë qytetet nikoqire ku do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Ferizaj pret në shtëpi skuadrën e Drenicës. Ferizaj vjen në këtë ndeshje pas fitores së arritur në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa Drenica pas barazimit me skuadrën e Vushtrrisë.    

Flamurtari do të luajë kundër Llapit të Tahir Batatinës, ndërsa ndeshja e fundit zhvillohet mes Ballkanit dhe Vushtrrisë.

Të tri këto ndeshje do të zhvillohen nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat