Ramos: Ishim të ‘uritur’ për të fituar

Futboll

Ramos: Ishim të ‘uritur’ për të fituar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:55
Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se ishin të ‘uritur’ për fitore.

Benzema shënoi në minutën e 64-të, gol i cili ishte i fitores për “Los Blancos”.

Spanjolli tha se kjo ishte e vështirë pasi nuk kanë fituar në atë stadium që një kohë të gjatë.

“E dinim që ishte vështirë pasi nuk kemi fituar këtu për një kohë të gjatë. Erdhëm me mentalitet të fortë pasi bëmë vetëm disa gabime. Edhe pse Sevilla kishte posedimin e dinim që kur të kemi topin të mundohem të shënojmë. I dinim qëllimet tona dhe qëndruam të qetë, pasi gjatë kësaj javë janë thënë shumë gjëra. Jemi gjithmonë të ‘uritur’ për fitore. Klubi është gjithmonë optimist, jemi duke u forcuar”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat