Neymar paralajmëron rivalët: Ne po përmirësohemi

Futboll

Neymar paralajmëron rivalët: Ne po përmirësohemi

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:06
Neymar

Neymar beson se fitorja e vështirë e së dielës 1-0 ndaj Lyon tregon një Paris Saint-Germain në formë që po vazhdon të përmirësohet.

Braziliani ishte lojtari kyq sërish për kampionët e Ligue 1, pasi shënoi golin vendimtar në minutën e 87′ me një shkëputje të bukur brenda zonës.

Ky ishte goli i dytë vendimtar në po kaq javë, pasi edhe ndaj Strasbourg realizoi golin e fitores.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë”, tha Neymar pas përplasjes me skuadrën e Sylvinho.

“Lyon është një ekip shumë i fortë. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe luajtën me kundërsulme shumë të rrezikshme”.

“Çdo lojë, ne përmirësojmë nivelin tonë. Ne me të vërtetë kemi luajtur mirë”, citoi braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat