Zyrtare: Ronaldo mungon në ndeshjen e ardhshme të Juventusit, ja arsyeja

Futboll

Zyrtare: Ronaldo mungon në ndeshjen e ardhshme të Juventusit, ja arsyeja

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:24
Cristiano Ronaldo

Juventus do të jetë pa Cristiano Ronaldo për ndeshjen e tyre të nesërme në Serie A kundër Brescia.

Maurizio Sarri konfirmoi në një konferencë për shtyp se Ronaldo ishte në dyshim për këtë sfidë për shkak të problemeve muskulore.

Nr 7 tani zyrtarisht nuk do ta bëjë udhëtimin për në Brescia, pasi nuk u grumbullua fare nga klubi i tij.

Gjithashtu mungon edhe Mario Mandzukic, i cili vazhdon të lidhet me një transferim në Katar.

Ja lojtarët e ftuar:

Juve: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat