Messi: Ky çmim është dytësor, por sot është një ditë e veçantë për mua

Futboll

Messi: Ky çmim është dytësor, por sot është një ditë e veçantë për mua

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 22:40
Lionel Messi

Lionel Messi ka fituar çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Argjentinasi e ka mbyllur sezonin e kaluar me 51 gola dhe 21 asiste, si dhe tri trofe të fituar.

Ai ka mposhtur konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo-s, i cili nuk ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve.

Argjentinasi ka dhënë një deklaratë të shkurtër pasi ka marrë çmimin e pestë të tillë në karrierë dhe të parin që prej vitit 2016.

“Për mua, çmimet individuale janë dytësore, gjëja më e rëndësishme është kolektivi.

Megjithatë, sot është një mbrëmje e veçantë pasi kam këtu gruan dhe dy fëmijët e mi. Ta shijoj këtë moment me ta është diçka unike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat