Messi: Fati me impresionoi që nga dita e parë

Futboll

Messi: Fati me impresionoi që nga dita e parë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:33
Lionel Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë që është impresionuar nga sulmuesi Ansu Fati.

Fati ka fituar disa minuta për shkak të lëndimit të Messit dhe kjo e ka impresionuar argjentinasin.

Kapiteni i klubit blaugranas tha që është impresionuar nga spanjolli që nga dita e parë.

“Jam i impresionuar që nga dita e parë që e pashë në trajnime. Pastaj filloi të luaj me ne, ka kualitete të mira. Nuk duhet t’i bëjmë presion. Duhet ta ndihmojmë në mënyrë që të bëhet lojtar i mirë”, deklaroi ai.

Barcelona sot do të pres në “Camp Nou” Villarealin, klub i cili këtë sezon ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat