Hazard: Do të kemi një sezon të mirë

Futboll

Hazard: Do të kemi një sezon të mirë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:10
Eden Hazard

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka thënë se beson që do të kenë një sezon të mirë.

Madrid ka fituar tri ndeshje nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, njëra nga to është edhe fitorja ndaj Sevilles që i ka hequr shumë presion trajnerit, Zinedine Zidane.

Hazard u transferua këtë verë në “Santiago Bernabeu” për 100 milionë euro nga Chelsea duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Belgu tha se duhet të fitojnë çdo ndeshje pasi kjo kërkohet nga fansat e “Los Blancos”.

“Kur luan për Realin duhet të fitosh çdo lojë, kjo është arsyeja që është klubi më i mirë në botë, gjithmonë do të kemi presion. Kemi një klub me kualitet. Ishte vështirë, por fituam te Sevilla, stadium në të cilin asnjëherë nuk është lehtë të fitosh. Në Ligën e Kampionëve gjithashtu ka rëndësi, pavarësisht humbjes ndaj Parisit”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat