Edhe ky turp ndodhë të serbët, propozim i çuditshëm për Trepça-C. Zvezda

Futboll

Edhe ky turp ndodhë të serbët, propozim i çuditshëm për Trepça-C. Zvezda

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2019 Në ora: 11:22
Edhe ky turp ndodhë të serbët, propozim i çuditshëm për Trepça-C. Zvezda

Se serbët nuk skuqen për asgjë dhe as nuk turpërohen është edhe rasti i fundit i një farë Milenko Marjanoviqit, që ka dhënë një propozim që ndeshjes mes Trepçës fantome dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, të zhvillohet në stadiumin e Radniçkit në Kragujevc. 

“Milenko Marjanoviq, ish presidenti i Radniçki 1923, sot drejtori i HTD ‘Shumarica’ doli me idenë interesante që Kragujevci të organizon ndeshjen e Kupës së Serbisë, mes C. Zvezdës dhe Trepçës, pasi kuq e bardhët nuk mund të luajnë në Zveçan”, shkruan ‘Sportski Zurnal’.

Siç raportojnë mediat serbe, ky propozim ka marrë një jo dhe kjo konfirmohet edhe nga fjalët e Miodrag Jankoviqit, presidentit të Garave të FSS-së.

Turpi serb nuk ka kufij dhe mundohen që ilegalisht t’i zhvillojnë garat me Trepçën fantome, që është regjistruar në Mitrovicë në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat