Klopp: Humbja ndaj Realit iu bëri mirë lojtarëve

Futboll

Klopp: Humbja ndaj Realit iu bëri mirë lojtarëve

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 15:02
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se humbja në finale të Ligës së Kampionëve ishte e mirë për lojtarët.

Pasi humbën Ligën e Kampionëve, “Reds”, në vitin tjetër arritën të fitonin këtë trofe.

Tekniku gjerman mendon se çelës i suksesit është humbja ndaj “Los Blancos”.

“Ishim pa fat. Nuk ishte sepse nuk kishim shanse ndaj Realit, por për arsyeje tjera. Ishte e qartë për ne që të vazhdojmë në hapin tjetër”, deklaroi ai.

Liverpool për momentin është lider në Premier Ligë me 18 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë që i takon Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat