Neymar: Ky është momenti më i keq i karrierës sime!

Futboll

Neymar: Ky është momenti më i keq i karrierës sime!

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 16:58
Neymar

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar beson se ky është momenti më i keq i karrierës së tij.

Sulmuesi, i cili u konsiderua se do të largohej këtë verë nga Parisi, por lëvizje kjo, që nuk ndodhi, ai në një intervistë për ‘Daily Mirror’, tregoi të vërtetën rreth të ardhmes së tij.

Ai tha: “Unë jam në momentin më të keq të karrierës time, kam pasur dy lëndime të rënda në dy vitet e fundit dhe kam humbur qëllimet e mija. Tani po punoj që t’i arrij ato qëllime.

“Kam bërë disa gabime dhe jam i vetëdijshëm se përsëri besimi nuk do të jetë i lehtë, unë vetëm them se gabimi është njerëzor dhe gabimet ju lejojnë të mësoni dhe rriteni.

“Kur një lojtar është mirë dhe ndjen vetëbesim, ai do të arrijë gjithçka, dhe unë tani po luftojë për këtë”, përfundoi braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat