Kë e votoi Messi e kë Ronaldo?

Futboll

Kë e votoi Messi e kë Ronaldo?

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 18:00
Kë e votoi Messi e kë Ronaldo?

Pas ceremonisë së shpalljes së futbollistit më të mirë, mediat italiane raportojnë për një “luftë” mes portugezit dhe FIFA-s. Sipas “itasportpress.it”, CR7 u “censurua” nga formacioni i më të mirëve, teksa organi më i lartë i futbollit në botë, vendosi që në momentin e fundit t’i jepte çmimin Lionel Messit, teksa një nga arsyet kryesore siç raportojnë mediat, ka të bëjë me ngërçin mes FIFA-s dhe portugezit. Ronaldo u censurua me dashje në momentin e leximit të emrave, për sa i përket formacionit më të mirë, teksa u cituan vetëm 10 lojtarë.

Një mënyrë kjo për të ndëshkuar sulmuesin e Juventusit, i cili nuk ishte prezent La Scalan e Milanos, transmeton “itasportpress.it”. Messi parandaloi kurorën e trefishtë të çmimeve të Liverpoolit në teatrin “La Scala” të Milanos, ndërsa legjenda e Barcelonës fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit që akordon FIFA. “The Best Fifa Men’s Footballer of The Year Award” u fitua nga legjenda e Barcelonës, duke i lënë të gjithë të shokuar, sepse pritej që këtë çmim ta rrëmbente Virgil van Dijk, ylli i Liverpoolit që ndihmoi “Red-sat”-at të fitonin Champions-in sezonin e shkuar, i cili u shpall nga UEFA si lojtari i vitit muajin e shkuar.

Qendërmbrojtësi holandez u rendit në vend të dytë, përpara Ronaldos, i cili mungonte në ceremoni dhe e zemëroi FIFA-n, që as e përmendi gjatë shpalljes së ekipit më të mirë. Triumfi i kapitenit të Barcelonës, i cili mori shumicën e votave të jurisë së përbërë nga trajnerë kombëtaresh, kapitenë, gazetarë dhe tifozë, nuk i lejoi Liverpoolit që të festonte me një tjetër trofe në ceremoninë gala të moderuar nga gazetarja italiane Ilaria D’Amiko dhe legjenda Ruud Gullit.

Ndërkohë që janë bërë publike edhe votat e 2 futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Critiano Ronaldo. Ylli i Barcelonës, zgjodhi sulmuesin e Liverpooli, Sadio Mane në vendin e parë, rivalin e tij Ronaldo në vendin e dytë si dhe shokun e skuadrës De Jong në të tretin.

Ndryshe Cristiano Ronaldo vendosi ta “injoronte” argjentinasin, duke mos e zgjedhur në votimin e tij. CR7 preferoi De Ligtin në vendin e parë, De Jongun në të dytën dhe Kylian Mbappen në të tretin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat