Giampaolo ka tri ndeshje në dispozicion për të shpëtuar vendin e punës

Futboll

Giampaolo ka tri ndeshje në dispozicion për të shpëtuar vendin e punës

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:45
Marco Giampaolo

Trajneri i Milanit Marco Giampaolo ka tri ndeshje për të shpëtuar vendin e punës te kuqezinjtë, këtë e raporton calciomercato.

Italiani iu bashkua Milanit nga Sampdoria gjatë verës, por ekipi nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit.

Aktualisht Milani ka fituar vetëm dy ndeshje nën drejtimin e tij, duke mposhtur Brescia-n dhe Veronën në kampionat.

Boban dhe Maldini janë të pakënaqur me punën e tij dhe i kanë dhënë tri ndeshje për të treguar përmirësime në lojën e skuadrës.

Mbi të gjithë, bordi drejtues kërkon të shohë përmirësime të dukshme në ndeshjen e ardhshme ndaj Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat