Vazhdojnë problemet për Barçën, Messi e braktis lojën pas problemeve muskulore

Futboll

Vazhdojnë problemet për Barçën, Messi e braktis lojën pas problemeve muskulore

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 22:27
Lionel Messi

Lionel Messi nuk ka qenë në gjendje ta vazhdojë ndeshjen mes Barcelonës dhe Villarrealit në La Liga, e cila po zhvillohet momentalisht në Camp Nou, dhe është zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë.

Messi, i cili sonte ishte titullar për herë të parë këtë sezon për shkak të lëndimit në kofshe që e la jashtë për gati dy muaj, luajti 45 minuta gjatë të cilëve ka ndier shqetësime muskulore.

Ousmane Dembele e ka zëvendësuar superyllin argjentinas pas pjesës së parë.

Në minutën e 30-të, Messi kërkoi ndihmën e mjekëve dhe u trajtua jashtë fushës. 32-vjeçari u ankua për dhimbje muskulore në këmbën e majtë.

Doktorët i bënë masazhe në muskulin e këmbës së majtë Messit para se të rikthej në fushë për ta vazhduar pjesën e mbetur të pjesës së parë. Megjithatë, Ernesto Valverde e ka zëvendësuar atë gjatë pushimit mes pjesëve duke mos dashur të rrezikojë më shumë.

Lajmi i mirë për Barçën, megjithatë, është se ky shqetësim i Messit nuk ka të bëjë më lëndimin në këmbën e djathtë, nga i cili sapo është shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat