Giampaolo harron derbin dhe largon shkarkimin para Torino-s

Futboll

Giampaolo harron derbin dhe largon shkarkimin para Torino-s

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:34
Giampaolo

Milan do të kërkojë të kthehet te fitorja pas humbjes zhgënjyese të pësuar në derbin kundër Inter-it. Kuqezinjtë do të kërkojnë ta bëjnë këtë të enjten në mbrëmje kundër Torino-s. "Skuadra e ka hedhur pas krahëve derbin", ka thënë trajneri Giampaolo në konferencë për shtyp.

"Duhet të reagojmë me kokën lart. Torino është një skuadër e vështirë, Milan-i duhet të shkojë atje dhe të bëjë ndeshjen e tij. Piatek, një problem? Jo nuk është e vërtetë, por duhet të përmirësohemi në sulm.  Unë në rrezik? Nuk mendoj kurrë për gjëra të tilla".

"A është ky Milan për vend të katërt? Duhet të punosh për ta arritur. Duhet të punosh për të qenë i fortë, më pas do të shohim se ku do të arrijmë pyetje së cilës nuk mund t'i kthej përgjigje tani. Unë kam besim te kjo skuadër", ka përfunduar Giampaolo.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat