Mitrovica eliminohet nga garat evropiane! 

Futboll

Mitrovica eliminohet nga garat evropiane! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2019 Në ora: 19:47
Mitrovica eliminohet nga garat evropiane! 

Kampionia e Kosovës, Mitrovica, eliminohet nga garat e Champions League (femrat).

Futbollistet e Mitrovicës u paraqitën më mirë se në takimin e parë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por sërish nuk i shpëtuan humbjes së thellë me rezultat 5:0 nga Wolfsburgu mikpritës.

Skuadra gjermane takimin e parë në Prishtinë e kishte fituar me 10:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 15:0 u kualifikuan në të tetën e finales. Golat i realizuan futbollistet Claudia Neto (24'), Harder (29'), Jakbfi (38'), Wolter (55') e Gunnarsdottir (86’-nga penalltia).

Fundja, ka qenë një përvojë e mirë për mitrovicaset që drejtohen nga trajneri Seid Onbashi, për faktin se është skuadra e parë e Kosovës, që u kualifikuan në rrethin më të lartë të kësaj gare më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat