Goditje për Sarrin, Juventus pa sulmuesin dhe dy lojtarë ndaj Interit

Futboll

Goditje për Sarrin, Juventus pa sulmuesin dhe dy lojtarë ndaj Interit

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:28
Maurizio Sarri

Juventus ka konfirmuar se Matthijas de Sciglio dhe Danilo nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Sarri, për shkak dëmtimesh, deri pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtare.

Kjo do të thotë se dy mbrojtësit anësorë nuk do të jenë në fushë për ndeshjet ndaj: Spal dhe Inter në Seria A dhe atë ndaj Bayern Leverkusen në Champions League.

Në listën e mungesave me të gjitha gjasat do të jetë edhe Douglas Costa, teksa sot mediet në Itali kanë bërë me dije se sulmuesi brazilian nuk do të jetë në gjendje të kthehet para sfidës me Interit, e programuar më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat