Titulli? Nuk lëviz asnjë presje te unë... Ata janë gati!

Futboll

Titulli? Nuk lëviz asnjë presje te unë... Ata janë gati!

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 00:30
Antonio Conte

Antonio Conte, trajneri i Interit, menjëherë pas fitores së arritur ndaj Lazios, e pesta në pesë ndeshje (15 pikë), ka folur në lidhje me paraqitjen: "Nuk ishte e lehtë, aspak! Lazio është një skuadër shumë e fortë dhe me potencial, veç faktit se kanë 4 vjet që punojnë me të njëjtin trajner dhe në goditje standarte kanë centimetra më shumë".

"Në pjesën e parë duhet të falënderjmë edhe Handanovic, që bëri super pritje. Në të dytën djemtë luajtën më mirë ku mund të shënonim më shumë gola, por edhe Lazio pati momentet e saj. Ishte e vuajtur, më pëlqeu që nuk u shpërbëmë, edhe pse ka gjëra për të korigjuar".

"Një gol i pësuar në pesë ndeshje? Sigurisht, raste kundërshtarët kanë patur, por këto janë shifra të mira, duke parë se duhen pikët. Titulli? Ju flisni për titull, mua nuk më lëviz asnjë presje. Në momentin e parë që do të humbasim, ata, kritikët, do të jenë aty duke pritur dhe duke folur, këtë e di".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat