Dallku i frikshëm, po e kthen Prishtinën...

Futboll

Dallku i frikshëm, po e kthen Prishtinën...

Nga: K. G. Më: 26 shtator 2019 Në ora: 10:40
Dallku i frikshëm, po e kthen Prishtinën...

Kryetrajneri i ri i Prishtinës, Armend Dallku, dy ndeshje dy fitore apo maksimumin e pikëve. Dallku si kryetrajner i ri fitoi derbin me Gjilanin me rezultat 2:1 dhe pastaj edhe ndeshjen e mbetur me 2:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.

Ish mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, dhe ish futbollisti i Prishtinës dhe Vorksla Poltavas, po tregohet jashtëzakonisht i suksesshëm në postin e trajneri dhe raportohet se ka krijuar atmosferë të shkëlqyeshme brenda kolektivi. 
“30 minutat e para ishin mjaft të mira për ne përderisa disa lojtarë tanë patën freski u paraqitën mjaft mirë, ashtu siç ishim marrë vesh paraprakisht që në 20 minutat e para të godisnim kundërshtarin, ashtu edhe ndodhi. Ekipi ynë shihet qartë që ka probleme fizike, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe me Gjilanin, sidomos në 10 minutat e fundit ka shfaqur probleme fizike.

Sot jemi munduar t’i rikuperojmë disa lojtarë duke i dhënë mundësi disa lojtarëve tjerë, mirëpo s’duhet harruar që prapë kemi ndeshje të dielën kështu që do të bëjmë çmos që të rikuperohet pjesa tjetër e futbollistëve. Mendoj që ishte fitore e merituar, pavarësisht problemeve dhe defekteve që pati loja duke shpresuar që do të vazhdojmë kështu dhe çka është më e rëndësishmja mos të kemi lëndime, sepse kur ke këmbët e rënda apo je dobët fizikisht, lëndimet janë më së të mundshme”, ka thënë Dallku për faqen e FC Prishtina.

Dallku i frikshëm për rivalët, ndryshe nuk mund të vlerësohet në dy takimet e para dhe me pikë maksimale me Prishtinën, ngritën në vend të gjashtë dhe nuk janë më shumë se 2 pikë larg liderëve Feronikelit dhe Gjilanit. Dallku po e kthen Prishtinën në binarët e duhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat