Ribery i jashtëzakonshëm, prish mallkimin e Fiorentinas! "Franchi" ngrihet në këmbë

Futboll

Ribery i jashtëzakonshëm, prish mallkimin e Fiorentinas! "Franchi" ngrihet në këmbë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:08
Franck Ribery

Fiorentina është kthyer të fitojë dhe ky është lajmi më i madh! Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella tashmë është 5 pikë në renditjen e Serie A, por ajo që ia vlen të përmendet është fakti se nuk arrinte suksesin prej 220 ditësh në kampionat, që prej sezonit të shkuar, kur fitoi ndaj SPAL në Ferrara në shkurt.

Por, ajo që ia vlen të përmendet është paraqitja e atij që quajtën "plakushi". Franck Ribery ishte fantastik në paraqitjen e tij ndaj Sampdorias, duke dhënë asistin për golin e Chiesa, por sidomos duke përhapur panik te mbrojtja e ekipit dorian.

I gjithë "Artemio Franchi" në këmbë për francezin duke e duartrokitur. "Ai nuk do të donte të dilte kurrë nga fusha", u shpreh trajneri Montella pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat