Ronaldo? Piatek? Lukaku? Jo, në Itali komandojnë bombera provincash!

Futboll

Ronaldo? Piatek? Lukaku? Jo, në Itali komandojnë bombera provincash!

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Cristiano Ronaldo? Piatek? Lukaku? Jo! Në Itali, tani për tani, komandojnë listën e golashënuesve tre futbollistë që askush nuk do t'i mendonte se do të ishin aty! Bëhet fjalë për Domenico Berardin e Sassuolos, i ringjallur pas një periudhe ku u fut në tunel dhe nuk po dilte më...

Pesë gola për sulmuesin. Surpriza?

Mancosu i Leçes, që dje ka shënuar një dopietë në suksesin 3-1 ndaj SPAL, edhe pse me penallti.

Ndjek Alfredo Donnarumma, surpriza e madhe për shumë, po jo për Brescian që di potencialin e sulmuesit që në sezonin e vjetshëm në Serie B.

Edhe Ciro Immobile është me 4 gola, ndërsa ndjek Zapata i Atalantas po me aq gola, i vetmi që ruan pak standartin, por sidomos surpriza tjetër Caputo i Sassuolos. Edhe Lukaku është ndalur te 3 gola, ndërsa Ronaldo me vetëm 2, edhe pse 1 ndeshje nuk e ka luajtur, dhe Piatek me 1!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat