Kroatët kujtojnë startet brutale të Cërvena Zvezdës ndaj legjendës së Kosovës!

Futboll

Kroatët kujtojnë startet brutale të Cërvena Zvezdës ndaj legjendës së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:47
Kroatët kujtojnë startet brutale të Cërvena Zvezdës ndaj legjendës së Kosovës!

Një video që e kujtojnë kroatët, vërtet është e turpshme kur shikon startet e ashpra në fund të viteve të 90-ta të mbrojtësve të Cërvena Zvezdës së Beogradit ndaj legjendës së futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, që atëkohë luante për Dinamon e Zagrebit.

Image

E para, edhe në video siç shihet, Shala me ata muskujt e fortë të këmbës, duron shqelma, edhe pse e rrëzuan, ai sërish zgjohet edhe më i fuqishëm, derisa shkon lojtari me numër 5 dhe e godet me shqelm apo siç thonë në popull: e kosit, duke i shkaktuar lëndime Shalës.

Kjo kishte ngritur tensione në at moment mes lojtarëve në takimin mes Dinamos nga Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës, si klubi më famëkeq serb që njihet më Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat