Panucci drejt Kroacisë

Futboll

Panucci drejt Kroacisë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:09
Panucci drejt Kroacisë

E ardhmja e Christian Panuccit nuk do të jetë në Greqi te Arisi i Selanikut siç u përfol fillimisht por në Kroaci. Mediat kroate bëjnë me dije se ish-trajneri i kombëtares shqiptare është shumë pranë stolit të Osijek dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet në drejtimin e kësaj skuadre.

Panucci do të zëvendësojë Dino Skënder i cili u largua nga detyra pas startit të dobët që Osijek i bëri kampionatit.

Panucci do ta marrë skuadrën në vendin e 5-të me 13 pikë të grumbulluara pas 9 javësh, 6 më pak se kryesuesit e Hajduk Split.

Kjo do të jetë eksperienca e tretë e ish-mbrojtësit të kombëtares italiane në stolin e një klubi pas atyre me Livornon dhe Ternanën në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat