Tjetër skandal me rastin e Messit, reagon Zdravko

Futboll

Tjetër skandal me rastin e Messit, reagon Zdravko

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 14:50
Tjetër skandal me rastin e Messit, reagon Zdravko

Janë ngritur dyshime për sa i përket falsifikimit të votave për çmimin “The Best” të dhënë nga FIFA, çmim të cilin e fitoi lojtari i Barcelonës, Leo Messi.

Kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera, nëpërmjet një postimi në “Twitter” mohoi të ketë votuar, ndonëse emri i tij figuronte teksa i kishte dhënë 5 pikë, Leo Mesit.

Por, Berrera nuk është personi i vetëm që mohon ato që FIFA ka nxjerrë në listën e saj.

Menjëherë pas dhënies së çmimit nga FIFA, ka reaguar edhe trajneri kroat, Zdravko Lugarosiç, i cili drejton kombëtaren e Sudanit.

Kroati është shprehur se ka votuar Salah, Mane dhe Mbappe, ndryshe nga ajo që tregohet në listën nga FIFA, ku duket se ai ka votuar Mesin, Van Dijkun dhe Mane.

Kjo ka ngjallur polemika të shumta ku mendohet se këto votime janë falsifikuar, në mënyrë që këtë çmim ta fitonte ylli argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat