Felix injoroi Man Cityn dhe Barcelonën për transferimin tek Atletico Madrid

Futboll

Felix injoroi Man Cityn dhe Barcelonën për transferimin tek Atletico Madrid

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:58
Joao Felix

Joao Felix ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos së verës.

Ylli portugez shkëlqeu në sezonin e tij me Benfica, duke tërhequr vëmendje të madhe nga gjigantët e futbollit evropian.

Skuadra si Manchester City, Juventus, Barcelona e Atletico Madrid kërkuan shërbimet e portugezit, por në fund ishte Atletico skuadra që morri nënshkrimin e tij.

Megjithatë, mësohet se Felix ishte këshilluar që të kalonte tek City ose Barca, por kishte injoruar këto këshilla. Këtë e ka bërë trajneri i lojtarit në U19, Paiva.

“Po, i kam thënë City ose Barcelona. I kam thënë City për shkak të Guardiolas, ose Barca, për mënyrën se si ata luajnë. Mendoj se karakteristikat e Joao janë më të përshtatshme për atë lojë” ka thënë Paiva.

“E respektoj Atleticon, por mendoj se City ishte ide më e mirë për Joao, sidomos me Pep Guardiolan” ka bërë të ditur tutje Paiva, duke lënë të kuptohet se Joao kishte injoruar dy gjigantët evropianë për të kaluar tek Atletico.

Joao Felix e ka nisur për mrekulli aventurën e tij me spanjollët, duket u pëlqyer nga të gjithë, madje duke justifikuar deri në një pikë shpenzimet për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat