Reali desh e pagoi 100 mln euro, Juve dhe Inter e marrin për 34 mln; Eriksen vendos ndryshe!

Futboll

Reali desh e pagoi 100 mln euro, Juve dhe Inter e marrin për 34 mln; Eriksen vendos ndryshe!

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:45
Christian Eriksen

Tottenham ka përgatitur planin për të shitur në merkaton e janarit Christian Eriksen për 34 mln euro, duke qenë se danezi ka refuzuar të rinovojë kontratën me klubin londinez.

Të dëshpëruar për të mos e humbur me kosto zero, “Spurs” ka bërë ulje drastike, duke parë që klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, PSG dhe Atletico Madrid janë të interesuar për të.

Gjithsesi më të fokusuar rreth tij janë Inter dhe Juventus, me Paratici dhe Marotta që po punojnë në strategjinë e tyre për të marrë me kosto sa më të ulëta Eriksen, duke qenë se në fund të sezonit i skadon kontrata dhe ka thënë se ka nevojë për një eksperiencë të re.

Sipas informacioneve të “Daily Mail” Eriksen ka refuzuar që të shitet në janar për 34 mln euro, teksa klubet italiane kishin ndezur konkurrencën për të, me mendimin për t’u larguar si lojtar i lirë në fund të sezonit, aty ku 27-vjeçari do zgjedhë vetë se ku do e vijojë të ardhmen e tij.

Kujtojmë që në merkaton e verës Real Madrid e kërkoi me ngulm dhe ishte pranë blerjes së tij për rreth 100 mln euro, por Tottenham kërkoi 110 mln puand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat