Sfidat që pritet të mungojë Messi

Futboll

Sfidat që pritet të mungojë Messi

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:02
Sfidat që pritet të mungojë Messi

Lionel Messi nuk arrin të ngrejë kokën këtë sezon për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Në fazën përgatitore, kapiteni i Barcelonës pësoi një çarje në muskulin e pulpës (soleus), që e mbajti për 5 javë larg fushës. Ndeshja e tij e parë si titullar pas rikthimit (të martën kundër Villarealit), zgjati vetëm 29 minuta pas shqetësimeve që ndjeu në muskujt e abduktorit të majtë.

Testet konfirmuan tërheqjen e muskulit të kofshës, e cila do ta privojë sulmuesin nga ndeshja e së shtunës kundër Getafes, por prezenca e argjentinasit është në dyshim edhe për ndeshjen e javës së ardhshme në Champions, kundër Interit dhe Sevillës në La Liga.

Klubi nuk dha kohë riaftësimi, duke thënë në komunikatë se gjithçka do ta tregojë sesi do të evoluojë rikuperimi. Por Valverde nuk do ta rrezikojë lojtarin më të mirë në botë nëse nuk do të jetë 100%. “Nuk mund të thyhem, nuk mund të thyhem”, ishin fjalët e 32-vjeçarit drejtuar fizioterapistit Xhordi Mesajes, ndërsa ai i masazhonte kofshën e majtë pas dëmtimit ndaj Villarealit. Ky është starti më i keq i një sezoni prej dëmtimeve nga ylli i skuadrës në karrierën e tij. Messi ka qenë i gatshëm për Valverden vetëm 9 ditë këtë sezon.

Pas tërheqjes në fazën përgatitore që pësoi në pulpë, ai u rikthye vetëm si zëvendësues ndaj Dortmundit në Champions, pasi mungoi për 42 ditë. Ai u aktivizua vetëm në pjesën e dytë ndaj Granadës dhe ndaj “nëndetëseve të verdha” iu besua ndeshja e parë që nga fillimi. Ky lëndim do të thotë se tifozët e Barçës do të presin pak më gjatë për të parë MSG (Messin, Suarezin dhe Griezmannin) që të luajë rregullisht së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat