Çuditë e këtij shekullit nuk kanë të sosur! Mediumet serbe raportojnë se më 20 shtator, Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i rekomandoi presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së), Agim Ademi, që FFK të tërheq kërkesën e paraqitur pranë institucioneve të sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ndeshja e Kupës së Serbisë midis Trepçës dhe Cërvena Zvezdës, që të mund të luhej më 5 tetor.
“Në mënyrë të veçantë, vendimi i lartpërmendur nën paragrafin 107 thotë se: Fakti që disa klube në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën kujdesin e FS nuk dëmton autoritetin e përgjithshëm organizativ të FFK-së në territorin e tij, siç dëshmohet nga kërkesa e FFK-së.
“Në interes të futbollit, ne kemi dashur ta inkurajojmë FFK-së që të tërheqë kërkesën e paraqitur pranë institucioneve të sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ndeshja të luhet në 5 tetor”, thuhet në letrën e FIFA-s.
Çudi apo jo!|