Champions League fut në sherr Liverpoolin, ndan "3 muskëtierët e sulmit"

Futboll

Champions League fut në sherr Liverpoolin, ndan "3 muskëtierët e sulmit"

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:45
Liverpoolin

Faqja zyrtare e Champions Leagues në Twitter ka hapur një sondazh ku pyet fansat se kush mendojnë se është lojtari më i rëndësishëm i Liverpoolit. 

Pjesë e sondazhit janë vetëm dy nga futbollistët e "Redsave" Salah dhe Firmino. Mane është përjashtuar nga votimi i Champions Leagues me afrikanin që mund të ketë hatërmbetje. 

Senegalezi ka një karakter shpërthyes dhe këtë e tregoi pak javë më parë në shpërthimin e tij ndaj egjiptianit, ndërsa e keqja më e madhe e Liverpool-it mund të vijë brenda grupit. Trajneri Jurgen Klopp është mjaft i kënaqur me paraqitjet e ekipit të tij, por i druhet prishjes së atmosferës brenda dhomës së zhveshjes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat