Rivaldo këshillon Barcelonën lidhur me Leo Messin

Futboll

Rivaldo këshillon Barcelonën lidhur me Leo Messin

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 08:17
Lionel Messi

Rivaldo ka dhënë një këshillë për skuadrën e Barcelonës, lidhur me situatën e Lionel Messi.

Messi nuk e ka nisur siç është pritur edicionin e ri, duke u përballur me shumë lëndime qysh në startin e edicionit.

Argjentinasi humbi xhirot e para të kampionatit spanjoll, për  tu rikthyer vetëm në mesjavë për ndeshjen ndaj Villarreal, për ta lënë edhe atë në gjysmë, si pasojë e dëmtimit.

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, ka shprehur mendimin se Barca nuk duhet ta nxitojë rikthimin e argjentinasit në fushën e blertë, pas situatës së mesjavës.

“Derisa argjentinasi rikthehet nga dëmtimi, skuadra duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos nxitohet. Ai është 32 vjeç dhe ka luajtur në nivelet më të larta qe një kohë të gjatë, pa pushim, kështu që është normale që ai të fillojë të ndjej dhembje kohë pas kohe” ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’.

“Klubi duhet ta lë që të rikuperohet plotësisht, kështu që ai nuk përballet me ndonjë lëndim tjetër pasi të rikthehet në skuadër. Nuk ka rëndësi nëse mungon dy, tri javë apo një muaj” ka thënë tutje braziliani.

“Të jesh 32 vjeç nuk është njësoj sikur të jesh 25, kështu që duhet të menaxhosh më mirë gjendjen fizike” shtoi ndër të tjerash Rivaldo.

Messi pritet të jetë jashtë fushave të blerta deri në 14 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat