Fabian Ruiz, objektivi i Barcës për vitin 2020

Futboll

Fabian Ruiz, objektivi i Barcës për vitin 2020

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:11
Fabian Ruiz

Barcelona po vazhdon interesimin e lartë për yllin spanjoll të Napoli, Fabian Ruiz.

Fabian Ruiz është lojtari i cili po tërheq vëmendje të madhe tek skuadra e Barcelonës, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Napolin, por edhe me kombëtaren e Spanjës.

Ylli i Napoli ka bërë që Eric Abidal të udhëtojë drejt Italisë, për ta përcjell nga afër lojtarin dhe paraqitjet e tij.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, në Kataluni e shohin lojtarin si objektivin kryesorë për vitin 2020.

Fabian ka qenë në radarin e skuadrës katalane edhe gjatë kohës sa lojtari luante me skuadrën e Real Betis, por lojtari rrëmbehej nga Napoli, për shumën e 30 milionë eurove.

Mesfushori ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në qershor të vitit 2023, por Barca nuk po e humb interesimin për të, edhe përkundër këtij fakti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat