“Nuk është e lehtë të jesh special”; Mourinho jep leksione përmes reklamës

Futboll

“Nuk është e lehtë të jesh special”; Mourinho jep leksione përmes reklamës

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:23
Jose Mourinho

Jose Mourinho mund të jetë akoma pa punë, pas shkarkimit nga Manchester United, por ai di si të jetë në qendër të vëmendjes. Përveç titujve të fituar, portugezi është bërë, gjithashtu, një yll reklamash. Më konkretisht, ka bërë rolin e tij në reklamën e re të “Paddy Power”. Reklama, e cila zgjat afro 90 sekonda, fokuson trajnerin e njohur duke shpjeguar pse nuk është e lehtë të jesh special.

"Për të qenë special duhet të jesh i qëndrueshëm, nuk është e lehtë. Unë kam qenë i veçantë në Milano, në Madrid, por jo të gjitha paraqitjet e shkëlqyera shoqërohen me trofe”, - thotë Mourinho, ndërsa shikon një klip lajmesh me titullin “United clinch second”.

Ish-trajneri i Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United vazhdon të thotë se “speciali” nuk mund nuk të mburret, duhet të jetë model për të tjerët. Pavarësisht se zgjat më pak se dy minuta, reklama arrin të “paketojë” një numër referencash për karrierën menaxheriale të Mourinho.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat