Kombëtarja, Maradona, CR7, jeta pas futbollit…; Higuain rrëfehet për gjithçka

Futboll

Kombëtarja, Maradona, CR7, jeta pas futbollit…; Higuain rrëfehet për gjithçka

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:25
Gonzalo Higuaín, CR7

Gonzalo Higuaín buzëqesh përsëri. Ardhja në stolin e bardhezinjve e Maurizio Sarri, me të cilin kishtë shkëlqyer te Napoli, e ka kthyer sërish “Pipita” në pikë referimi. Në Argjentinë, megjithatë, nuk e harrojnë mundësinë që shpërdoroi në finalen e Botërorit të vitit 2014, kundër Gjermanisë. Nëse ai rast ideal do të kthehej në gol, ndoshta Albicelste do ta kishin fituar atë Kupë Bote. Një rast që Higuain e kujtoi në një intervistë të dhënë për “Fox Sport”. "Ishte një situatë e papritur. U ndodha atje dhe për fat të keq nuk munda të shënoj. Unë bëra gjënë e parë që më erdhi në mendje. Nuk e di, nëse do të bëja të njëjtën gjë sot", - kujton ai. Kjo nuk ishte, sigurisht, çështja e vetme që trajtoi Higuain.

Tërheqja nga futbolli - “Unë e shoh shumë të vështirë atë moment, kur do ta lë futbollin. Vazhdoj të jem shumë i lidhur me futbollin profesional. Megjithatë, kam projekte në kokën time për periudhën pasi të pensionohem. Do të dëshiroja shumë të bëja një shkollë futbolli dhe t'u tregoja djemve të rinj se çfarë kam përjetuar e kam vuajtur për të qenë ky që jam. Ndoshta ndonjëri prej tyre triumfon në futboll dhe i kujton këshillat që do t’i jap”.

Maradona - “Diego ka hipnotizuar botën me futbollin e tij. Nuk kam pasur mundësinë ta shoh shumë duke luajtur, por me të vërtetë më ka mahnitur".

Kthimi te River Plate – “Unë kam kontratë edhe për një sezon tjetër, pas këtij aktualit me Juventusin. Kurrë nuk i mbyll dyert për asgjë. Tifozët e River Plate janë treguar spektakolarë me mua, gjithmonë, por tani përpiqem të mendoj për të tashmen, ta shijoj atë”.

Cristiano Ronaldo - "Kisha luajtur me të edhe në Spanjë (Real Madridi). Shumë vite kaluan, tani u takuam sërish në një skuadër. Ama, kam gjetur një lojtar tjetër, një person më të pjekur, më familjar. Jam i lumtur që luaj përsëri me të".

Kombëtarja - “Unë dhashë gjithçka për të. Eshtë e qartë se më mungon, por tani kënaqem në një drejtim tjetër, me klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat