Mos u dorëzo, Agim kërko edhe ndërhyrjen e policisë në Zveçan...!

Futboll

Mos u dorëzo, Agim kërko edhe ndërhyrjen e policisë në Zveçan...!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2019 Në ora: 11:11
Mos u dorëzo, Agim kërko edhe ndërhyrjen e policisë në Zveçan...!

Kosova është shtet dhe i njohur ndërkombëtarisht. Federata e Futbollit e Kosovës e ka të drejtën që t’i organizojë garat në territorin e Republikës së Kosovës dhe në asnjë formë nuk duhet lejuar që t’i rrasin hundët Federata e Futbollit e Serbisë! Federata serbe vazhdon me organizimin e garave ilegale në një pjesë të Kosovës, dhe ky është shembulli më i keq në botë!

 “Sipas paragrafit 107 të statutit të FIFA-së, fakti që disa klube në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën kujdesin e Federatës Serbe të Futbollit, nuk e dëmton autoritetin e përgjithshëm organizativ të FFK-së në territorin e saj.

Ne inkurajojmë Federatën e Futbollit të Kosovës që të tërheq kërkesën e parashtruar pranë institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ndeshja Trepça – Crvena Zvezda të zhvillohet në Zveçan”, shkruhet në letrën e FIFA-së. Pavarësisht kësaj letre, që sigurisht FIFA nuk e ka bash të qartë apo nuk ka njohuri të bollshme se çfarë po ngjan në territorin e Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës, me presidentin Agim Ademi, duhet t’i koordinojnë veprimet dhe t’i intensifikojnë ato, që t’i pengojnë garat ilegale nga një organizatë serbe.

FFK dhe Ademi, assesi mos të dorëzohen, por të kërkojnë me ngulmë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga shteti i Kosovës, që sa më shpejt që është e mundur të ndërhyjnë qoftë nevoja edhe me forca policore dhe t'i ndalin aktivitetet ilegale që organizohen nga Serbia.  Në asnjë rrethanë dhe në asnjë formë nuk lejohen garat e një shtetit tjetër në shtetin e Kosovës.

Prandaj, është koha që të ndërhyjnë edhe policia si në stadiumin e futbollit në Zveçan, në Zubin Potok, Leshak etj. qoftë nevoja edhe t’i arrestojnë ata që futen në shtetin e Kosovës pa leje përkatëse të autoriteteve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat