Modriq, Marcelo dhe Isco duke u trajnuar, gati për Atleticon?

Futboll

Modriq, Marcelo dhe Isco duke u trajnuar, gati për Atleticon?

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 12:18
Modriq, Marcelo dhe Isco

Real Madrid ka bërë trajnimet para ndeshjes se nesërme ndaj rivalit, Atletico Madrid.

Gjatë këtyre trajnimeve kanë qenë edhe Modriq, Marcelo dhe Isco, të cilët janë shëruar nga lëndimi dhe janë të gatshëm për të luajtur nesër.

Për tre lojtarët vendimi për të luajtur varet nga tekniku francez, Zinedine Zidane.

Në trajnime kanë munguar vetëm Marco Asensio dhe Ferland Mendy të cilët mbesin të lënduar, ndërsa Rodrygo është duke u trajnuar me Real Madrid Castillen, pavarësisht golit të bukur ndaj Osasunes.

Reali është lider në La Liga dhe nesër do të ketë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Atletico Madridit, të cilët gjenden në vendin e dytë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat