Krerët e FFK-së pritën zyrtaren e lartë të Komitetit Olimpik të Gjermanisë

Futboll

Krerët e FFK-së pritën zyrtaren e lartë të Komitetit Olimpik të Gjermanisë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 12:49
Krerët e FFK-së pritën zyrtaren e lartë të Komitetit Olimpik të Gjermanisë

Presidenti i FFK-sl,  Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot  zyrtaren e lartë për marrëdhënie me jashtë në Komitetin Olimpik të Gjermanisë, Celine Babic, e ku i pranishëm ishte edhe drejtori teknik Michael Nees. Gjatë këtij takimi u bisedua për projektet e përbashkëta ndërmjet FFK-së, Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Komitetit Olimpik Gjerman dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, që për qëllim kanë zhvillimin e kuadrove të futbollit në Kosovë dhe rritjen e cilësisë në të gjitha segmentet.

Nga ana e saj mysafirja nga Gjermania u nda e kënaqur me të arriturat e deritashme dhe e vlerësoi me nota tejet pozitive ecurinë e punëve të bëra, derisa theksoi rëndësinë e vazhdimit të projekteve tjera.  

Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi Gjermaninë për mbështetje të fuqishme të futbollit të Kosovës, sidomos në shkollimin e kuadrove të reja të trajnerëve dhe shpalosi detaje nga strategjia e re e FFK-së për ciklin e ardhshëm katërvjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat