Krerët e FFK-së dhe zyrtari i UEFA-s vizituan Mitrovicën 

Futboll

Krerët e FFK-së dhe zyrtari i UEFA-s vizituan Mitrovicën 

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 15:35
Krerët e FFK-së dhe zyrtari i UEFA-s vizituan Mitrovicën 

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, në shoqëri të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe shefit të edukimit të gjeneratave të reja në UEFA, Jean Francois Domergue, kanë qëndruar në Mitrovicë.

Me këtë rast, ata, kanë vizituar fushën me bari sintetik të ndërtuar kohë më parë në kuadër të partneritetit të FFK-së me UEFA-n, ku janë pritur nga drejtues të sportit në këtë qytet dhe nga drejtuesit e klubit Trepça’89.

Kësisoj, zyrtari i UEFA-s ka pasur rastin të ndjek një stërvitje të grupmoshave të reja të Trepçës’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat