Perez rinovon zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën

Futboll

Perez rinovon zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:04
Perez rinovon zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën

Carles Perez rinovon zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën. Sulmuesi 21-vjeçar i cili ka spikatur në këtë fillim sezoni duke shënuar edhe 1 gol ndaj Real Betis, ka zgjatur edhe për 3 vite marrëveshjen e tij me skuadrën blaugrana.

Perez ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2022, në praninë e presidentit Bartomeu dhe drejtuesve të tjerë të klubit.

Pas Ansu Fati një tjetër talent zgjat bashkëpunimin me Barçën.

Me rikthimet nga dëmtimi të Suarez e Dembele, minutat e Perez do të reduktohen ndjeshëm megjithatë ai do të presë shansin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat