Lajm i tmerrshëm për Man Unitedin para ndeshjes me Arsenalin

Futboll

Lajm i tmerrshëm për Man Unitedin para ndeshjes me Arsenalin

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:35
Ole Gunnar Solskjaer

Paul Pogba po përballet me garën kundër kohës që të jetë i gatshëm për ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.

Reprezentuesi francez bëri rikthimin e tij në skuadrën e parë të mërkurën dhe luajti për 90 minuta të plotë në triumfin e “Djajve të Kuq” pas penalltive kundër Rochdales në Carabao Cup.

Por trajneri, Ole Gunnar Solskjaer tani e ka konfimruar se ylli i Juventusit ka pësuar një komplikim të dëmtimit i cili e mbajti atë jashtë që nga fillimi i gushtit.

“Situata është se ai e përfundoi ndeshjen, por pësoi një dëmtim në kyç që është serioz,” tha ai.

“Ai është në dyshim për të hënën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat